Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Procesi i lindjes

Pershendetje, terminin e fundit per lindje sipas mjekut e kam me 02.10.2011, para nje jave pata kontrolle dhe mjeku me tha qe mitra eshte e hapur nga jashte 50 %, po ashtu kam kontraksione te mitres dhe dhembje te shpines ka 10 dite mirepo jo te medha, a munde te me jepni ndonje pergjigjie se a do te zgjase edhe shume lindja apo eshte ofruar, a eshte me mire te eci me shume per te patur nje lindje normale apo kjo nuk ka ndikim, para 3 jave beba i ka patur 3 kg dhe dua qe te kem lindje natyrale a mos eshte rrezik per shkak te peshes se madhe te bebes apo jo, gjatesia ime eshte 165, dhe kam shtuar ne peshe 14 kg. Pres pergjigjie sa me shpejt!

Erleta (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Erleta,

Eshte normale qe je e shqetesuar! Duhet ta dish se termini i lindjes eshte nje date e perafert ne te cilin lindin vetem 3% e shtatzenave. Lindja quhet ne termin prej javes 37 deri ne javen 42. Jane disa shenja te cilat paraqiten para lindjes.

E para (me e hershmja) eshte zbritja e barkut me poshte se me pare (anglisht i thone lightening dhe nuk kam gjetur term shqip). Lightening eshte nje shenje shume evidente dhe nuk mund te mos e vesh re: ti merr fryme me lirshem, pas ushqimit nuk i ke ato shqetesimet qe i ke pasur me pare dhe mund te mberthesh kopsat e ndonje kemishe qe me pare vetem mund t'i afroje. Lightening ndodhe afersisht 7 dite para lindjes. Eshte logjike, domethene pas lightening beba zbret teposhte dhe ben presion ne kanalin e bute te lindjes te cilin e zgjeron gradualisht. Njekohesisht do te shtohen tkurrjet e mitres (qe quhen "motori i lindjes") dhe lindja fillon. A ka ndodhur tek ti lightening? Tkurrjet e mitres bejne qe qafa e mitres te shkurtohet dhe te hapet. Ti thua qe qafa e mitres ka qene e hapur 50%. Une mendoj se gjinekologu te ka thene se eshte shkurtuar per 50%, sepse hapjen e qafes se mitres ne e shprehim me centimetra. Domethene, qafa e mitres mund te jete e hapur per 3,4 apo 8 cm. Per te lindur beba qafa e mitres duhet te hapet per 10 centimetra (sepse kaq eshte afersisht diametri i kokes se bebes).

Sa i perket mundesise per lindje normale duhet te vleresohet se beba a ka madhesi proporcionale per kanalin e lindjes. Bese madhesia e bebes eshte vleresuar te jete rreth 3 kg dhe ti je e gjate rreth 1.65 metra, besoj se nuk ka ndonje problem per lindje normale. Te rekomandoj qe jesh aktive sikur me pare, sepse duke qendruar ti vertikalisht, beba ben presion me te madh ne kanalin e lindjes.

Shenjat tjera se lindja po afrohet eshte renia e tapes mukoide. Nga vagina del nje permbajtje qe ka ngjyre te kuqe, por nuk eshte gjak. Grate te cilat jane shtatzene per here te pare, zakonisht alarmohen dhe shkojne urgjent ne maternitet dhe thone qe kane gjakderdhje, por kjo nuk paraqet ndonje shenje rrreziku - eshte diçka krejt normale.

Shenja e fundit eshte pelcitja e ujorit qe eshte shenja e cila ndodhe me se afermi me lindjen. Ne fakt pelcitja e cipave amniale eshte nje nga metodat per stimulimin e tkurrjeve te lindjes.

Te uroj nje lindje te lehte dhe nje bebe te shendetshme!

Antoneta (5 vite më parë)
Përshëndetje doktor.Jam 13 jave+4 shtatzane.Para dy ditesh pata pak njolla ne ngjyrë roze por qe nuk vazhduan me,ishte vetem nje here. Mjeku nga ekija me tha qe qafa eitres eshte zgjatur 4.1 cm,me thoni ju lutem sa e rrezikshme eshte kjo ne periudhen e shtatzanisë qe jam une?Se jam ne merak te madh
Ana (15 vite më parë)
Pershendetje doktor! Ju falenderoj shume per pergjigjen e detajuar.

/komuniteti