Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Numri i syzeve

Pershendetje Dr!


Doja te kisha nje informacion persa i perket nr. te syve sepse kam degjuar qe me lindje natyrale te rritet numri. Aktualisht une i kam -2 te dy syte. Cfare me rekomandoni ju doktoreshe ne kete rast - nje lindje natyrale apo nje lindje cezariane?


Ju faleminderit shume!

Vila (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vila

Numri i aktual i syve, konsiderohet ulje e vogël e pamjes dhe mendoj se nuk përbën arsye për të zgjedhur lindjen me prerje cezariane. Në klinikën ku unë punoj, rastet analoge drejtohen për lindje natyrale. Megjithatë, kur të vijë moment i lindjes, një konsultë edhe me mjekun okulist mund të jetë e vlefshme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti