Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rezus negativ dhe aborti spontan

Pershendetje . Une e kam gjakun me rezus negativ dhe bashkeshorti me rezus pozitiv . Kam pasur nje abort spontan ne javen e 5 dhe nuk e kam bere injeksionin per antitrupat pasi doktori nuk ma permendi kete fakt gjate vizites qe bera . U informova me vone dhe shkova per konsulte dhe gjinekologia me tha qe nuk eshte e nevojshme qe une te bej kete analize ne kete moment , sepse ky injeksion behet gjate periudhes se shtatezanise . Me rekomandoj qe ne momentin qe do te zbuloj per shtatzani duhet te shkoj te rikonsultohem dhe me vone do te kryej tre injeksione ne periudhen e caktuar. Desha te sigurohesha rreth ketij problemi , mund te vazhdoj per te tentuar per shtazani e qete apo te takoi ndonje doktor tjeter per te kryer injeksionin perpara shtatzanise ?? . Ju faleminderit . Ju uroj nje dite sa me te mbare

Bruna Bela (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bruna

Nëse gruaja ka faktorin rhezus negative të gjakut, imunoglobulina duhet marrë nëse; - ka patur abort spontan apo të provokuar, - marrje gjaku edhe në rrugë hospitaliere, - rreth javës së 28-të të shtatzanisë dhe jo më shumë se 72 orë pas lindjes.

Gruaja me faktorin rhezus negative të gjakut, duhet të vizitohet më shpesh tek mjeku gjatë shtatzënisë dhe të kontaktoj mjekun nëse ka gjakrrjedhje.

Gjithë të mirat.

elta (13 vite më parë)
Pershendetje doktoresh deshta me dit jom 23 vjeqare edhe ni.vajz e kom 2 vite po.un e kom grupin e gjakut 0negativ ndersa burri B pozitiv edhe un.ineksionin se kom mar mas lindjes se vajza e ka B negativ e per lindjen e dyt a duhet me marr a jo

/komuniteti