Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhje gjate shtatzenise

Pershendetje! Doja te pyesja pasi jam shume e shqetesuar! Une jam 4 javeshe shtatzene por para 3 ditesh pata pak gjakderdhje gjithashtu dhe sot kur perdor letren higjenike me del pak gjak. Kam bere dy here analizen e beta hcg dhe me doli ne rritje numri. A mund te me thoni ju lutem cfare mund te jete? Faleminderit.

Natali Natali (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Natali

Në fillimet e shtatzënisë, gjakrrjedhja është shenjë e një problemi që mund të përfundoj me abort. Si fillim duhet të saktësohet se shtatzënia ka filluar dhe kjo bëhet pas një ekzaminimi ekografik, ku vlerësohet edhe implantimi i vezës. Periudha më optimale e këtij ekzaminimi është java e 6-të të shtatzënisë.

Megjithatë, bëj rregjim shtrati dhe kontakto me një mjek obstetër-gjinekolog për të vlerësuar situatën, pasi edhe përdorimi i preparateve jep mundësi për të stabilizuar gjendjen. Mos harro të përdorësh acid folik.

Gjithë të mirat.

/komuniteti