Në lidhje me eliminimin e kistit
Nada
(15 vite më parë)
Përshëndetje Nada
Trajtimi me tableta, mundet të ketë qënë faktor për uljen e përmasave të kistit. Por mjekimi i rekomanduar nga mjeku duhet të konsumohen deri në fund, sipas udhëzimeve të dhëna nga ai. Megjithatë, nëse ke mundësi, më dërgo rezultatet e ekografisë mbi madhësinë e kistit. Uroj që kisti të jetë zhdukur, nëse jo, mjeku duhet të rekomadnoj një tjetër trajtim i cili nuk duhet të zgjasë më pak se tre muaj.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe. Flm shume per pergjigjjen e dhene, desha te pyes tash... Cisti im kishte qene me madhesi 8 cm. Ne kontrollen e fundit qe isha me tha qe cisti eshte zvogelu ne madhesi 5 cm, mirepo hapa nuk me ka dhene ne asnje kontrolle qe e kam bere. Tani ne kontrollen e ardhme qe e kam me 4 tetor, a eshte normal qe hapat qe i kam pi ne fillim te reagojne deri ne zhdukjen e kistit, meqenese veq heren e pare kam pi hapa edhe me jo, nuk me ka dhene hapa? Tash e kam kohen e menstruacioneve normal me 24 -25 te ketij muaji me vijne mirepo nuk me jane forcu gjinjet fare! Per cfare arsye ndodh kjo? ju Lutem tme ktheni pergjigjjen sa me shpejt Ju faleminderit Zoti ju bekoft Doktoresh.