Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mungesa e ciklit

Pershendetje desha tu bej nje pyetje me nje lutje te madhe per pergjigje, para 6 muajsh linda vajzen e dyte dhe nuk pata cikel menstrual deri para nje muaji me 01 / 10 / 2013 kisha ciklin e pare mbas lindjes mirepo tani kete muaj nuk kam ende asnje shenje per ciklin e radhes ju luutem shum me tregoni mos behet fjale per shtatzani. Respekt dhe pershendetje

Dallendyshe M. (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dallëndyshe

Nëse fëmija ushqehet rregullisht me qumësht gjiri, cikli menstrual mund të vonohet edhe deri në një vit. Nëse ushqimi me qumësht gjiri nuk bëhet i rregullt, cikli menstrual është i çrregullt. Por, kur cikli menstrual vonohet, dyshimi i parë bie mbi fillimin e një shtatzënie të pa dëshiruar. Për të vërtetuar se kjo nuk ka ndodhur, bëj një test shtatzënie ose një beta hCG.

Që të mos ndodhesh më në një situatë të tillë, nëse shtatzënia nuk është e pranishme, të rekomandoj që të përdorësh një nga metodat e planifikimit familjar.

Gjithë të mirat.

/komuniteti