A kam hyre ne muajin e 9?
H. H.
(13 vite më parë)
Përshëndetje Shqipe
Po kuptoj se mjeku obstetër-gjinekolog, të ka ndaluar kryerjen e marrëdhënieve seksuale, për shkak të një rreziku për abort ose lindje parakohe. Nëse ndodh që lindja të realizohet pas javës së 37-të, ajo konsiderohet si lindje normale. Pra, nëse marrëdhënia seksuale do të ishte shkak që lindja të ndodhë pas javës së 37-të dhe jo në kohën e termit, fëmija do të lindë normal duke u ndihmuar paraprakisht për trajtimin e mushkrive.
Por për hir të fëmijës, në mënyrë që ai të lindë sa më afër ditës së 280-të të shtatzënisë, aq më mirë dhe i shëndetshëm do të jetë, mos e mendo të kryesh marrëdhënie seksuale nëse kjo do të ishte shkaku i lindjes larg termit. Megjithatë zgjedhja është e juaja.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktorresh un dje i kam mbush 36 jav qdo te premte e mbushi rrafsh nga nje jav e tash a i bje me qen ne javen e 37 a po qysh spo e kuptoj edhe deshta me pyt a mundem tash mepas mardhenje se deri taash e kam pas te ndalume a ka diqka rrezik qka me kishit kshillu un qafen e mitres e kam te shkurtume ,plus e kam te qame ne te dyja anet qafen e mitres a ka tash problem per me pas mardhenje apo te vazhdoj kshtu?