Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A është shqetësuese një spermë e hollë?

Pershendetje doktoreshe!


Shqetesimi im qendron ne faktin se gjate aktit seksual me te fejuarin ne momentin e ejakulacionit vume re qe sperma ishte me e holle se here te tjera. A duhet te shqetesohemi per kete gje? Dhe a eshte domethenese per ndonje arsye trashesia e spermes?


Ju lutem doktoreshe sepse jemi ne ankth!

Elda (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elda

Nuk është arsye për tu shqetësuar, fakti se ndodhi një herë një konstatim si ai që përshkruan.

Në mendim të parë, shprehem se ushqimi është i rëndësishëm në koncentrimin, lëvizjen dhe morfologjinë e spermës. Përdorimi i pijeve alkoolike edhe në masë të vogël, por me kohëzgjatje, ul potencën mashkullore. Presioni i lartë i gjakut, prostata, kolesteroli i ngritur, qarkullimin i keq i gjakut mund të ndikojnë në kualitetin e spermës. Prandaj përveç kujdesit ndaj ushqimit, një kontroll tek mjeku i të fejuarit tënd është i rëndësishëm.

Ju uroj jetë të lumtur.

/komuniteti