javë pas jave
Përshëndetje Kristina
Mënyra e lindjes, është një zgjedhje të cilën mjeku e vlerëson në bazë të disa parametrave. Dy dyja llojet e lindjeve janë të sukseshme, si për shëndetin e bebit ashtu dhe të gruas shtatzënë.
Mos ndigjo fjalët e miqve dhe të familjarëve, por ndigjo fjalët e mjekëve. Sa për të të qetësuar. Po të them se ka lindje që kanë ndodhur edhe në fund të javëss ë 42-të, dhe çdo gjë ka shkuar shumë mirë. Si në rastin tënd, duhet të kesh parasysh :
Të bësh ekzaminim ekografik për të vlerësuar madhësinë e xhepave amniotik, kardiotopografinë për të monitoruar rrahjet e zemrës fetale si dhe urokuturë për të vlerësuar praninë e shtameve patogjenë bakterial në urinë. Nëse lindja vonohet deri 14-të ditë, mjeku vendos stimulimin e lindjes.
Të uroj të lindësh sa më lehtë një fëmijë të shëndetshëm.


Mirmbrema ,ndoshta po ju shqetesoj me pyetje te shpeshta por jam shume ne merak,sepse sot kam mbushur javen e 41 dhe nuk ndjej asnje dhimbje apo shenje per lindje,barku me duket sikur eshte ulur poshte pak,dhe ne banjo me shkohet,kam bere kontrolle te shpeshta si te henen,te ejten dhe sot.Mua me ndjek nje diktor nga tirana dhe ai me ka thene nuk ka asnje problem ke jura te mjaftueshme dhe mund te shkosh deri ne javen e 42, te ejten bera nje kontroll me eko ktu ne durres ku jetoj dhe doktori u habit nga kjo qe un kisha kaluar kaq shume kohe dhe ujrat ishin mire,ai me tha cdo gje eshte mire por me qe ke kaluar kaq shume kohe,nuk duhet te zgjasesh me lindjen max deri te shtunen dmth per sot.Une shkova sot ne tirane dhe bera vetem nje monitorim te rrehjeve te zemres se bebit sepse nuk beheshin eko sot,dhe gjithashtu nuk me ben as kontroll nga posht thane ti nuk ke dhimbje.Tani doktori qe me ka ndjekur gjate shtatzanise me ka thene qe te shkoj te merkuren se ishte dhe mjek roje.Doja te te pyesja a mund te behet lindja natyrale pa pasur dhimbje por me ndonje stimilues,apo me ka thene per me operim.Dhe sa rrezik ka per ujrat qe te thahen qe te pres un deri te merkure,bebi leviz shume mire nga 15 levizje numeroj un gjate dites.Te lutem me thuaj cfare mund te bej,a duhet te shkoj me spital me pare apo jo,se dhe fjalet e te afermve me acarojne ca nuk thone,jo pi bebi uje e te tjera.Pres nje sqarim nga ju.Ju faleminderit