Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Travazol krem ne shtatzani

Pershendetje jam ne javen e 24 te shtatzanis dhe vuaj nga nje infeksion vaginal desha te di a ben te kremohem me travazol krem pasi qe ne paketim shkruante se shtatzenat mos ta perdorin pa u konsultu me gjinekologun.

Drena . (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Drenusha

Nëse ke një infeksion vaginal, si fillim duhet të bësh diagnostikimin e tij me anë të antibiogramës/ kulturës. Kultura përcakton diagnozës si dhe grupin e antibiotikëve më të efekshëm për trajtim. Mjeku midis tyre, zgjedh atë që është më e përshtatshme.

Nëse në fletën shoqëruese të preparateve është e shkruajtur që ndalohet përdorimi për gratë shtatzëna, atëherë nuk duhet ta përdorësh por rikonsultohu me mjekun obstetër-gjinekolg.

Të uroj shërim të shpejtë dhe shtatzëni të mbarë.

/komuniteti