Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Penjtë e qepjes pas lindjes

Kam pak me shume se 3 jave qe kam lindur por nje nga penjte e qepjes nga brenda nuk me ka rene akoma. A eshte normale?

Ana Kaci (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ana

Zakonisht penjtë apo materiali i suturimit të plagëve operatore, është i absorbueshëm/që përthithet nga organizmi. Në rastin tënd, mund të ketë ndodhur që ndonjë nyje të mos arijë të absorbohet. Por, episodi nuk është problem. Të rekomandoj të drejtohesh tek mjeku që ka realizuar suturimin, për ta hequr atë sepse edhe mundet të bëhet burim infeksioni.

Gjithë të mirat.

/komuniteti