Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Frymemarrja gjate shtatzanise

Pershendetje doktore jam hy javen e 36 te shtatzanis po kam problem me frymarrje a eshte normale apo duhem te kontaktoj mjekun,dhe kam gegsim shum qfare duhet te bej ok pres pergjigjjen nga ju faliminderit..

Sevime Gashi (13 vite më parë)

Prof. Dr Sejdullah Hoxha - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Prof. Dr Sejdullah Hoxha

Përshëndetje Sevime,

Në tremujorin e tretë të shtatzënisë, rritja e uteruesit sjell si pasojë ngritjen e diafragmës duke ushtruar presion në zemër dhe mushkri. Si rezultat, ndihet vështërsi në frymëmarrje e cila vjen duke u shtuar me afrimin e ditës së lindjes.

Kryesisht rekomandohet:

• Kujdes duhet pasur shtesa në peshë.

• Duhen evituar ushqimet e rënda sidomos gjatë paranatës dhe natën.

• Nuk duhet konsumuar pije/lëngje me gaz.

• Rekomandohet, që gjumi të fillojë në pozicion të përshtatshëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti