javë pas jave
Pershendetje Jeta,
Treguesi me i mire se a mjafton gjiri per beben eshte shtimi ne peshe qe ben beba. Une besoj se me perjashtim te rasteve shume te rralla, secila grua mund ta ushqeje beben me gji. Kjo eshte menyra me e sigurt, me e shendetshme dhe me e lire e ushqimit te bebes. Para disa viteve ka qene nje tendence qe grate te cilat kishin nje mireqenie ekonomike, preferonin qe beben e tyre ta ushqenin me qumesht artificial (formula), por sot edhe ne vendet me te zhvilluara, secila nene ushqen beben me gji, ekskluzivisht me gji.
Nese te jane pezmatuar thimthat e gjirit, konsultohu me mjekun tend per te pare se a e pozicionon beben mire kur i jep gji. Nese bebi nuk e merr thimthin mire, atehere e pezmaton dhe kjo te shkakton ty dhimbje. Njekohesisht ti mund ta ushqesh me rralle dhe beba qan sepse eshte e uritur. Konsultohu me mjekun ose me nje mami me pervoje.
Mjafton nje keshille per pozicionimin e bebes dhe çdo gje do te jete ne rregull. Mos e lyej gjirin me asnje pomade pa u konsultuar me mjekun, sepse shija e pomades mund te beje qe vajza jote ta refuzoje gjirin.


Pershendetje dr Memli, deshiroj te pyes dicka lidhje me gjinjte,te lutem pergjigju, kam problem me gjinjte, e kam vajzen neser i bon 3 muaj, e kam ne gji, por pediatri me ka thene qe ti dho qumesht formula, ama vajza ime nuk ma pin fare cucullen, as kete lloj qumeshti bebilak, kur ti jap me pi, pin edhe mi ngreh majet e gjinjve shume, mua me jane semuar shume gjinjte, kur pin vajza kam dhimbje te madhe nuk mundem me duru dhimbjen, une mendoj mos jane prej dhembeve apo mos eshte e urritur edhe qan shume? Te lutem me keshillo si te veproj?