Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pas lindjes me operim sa duhet pritur për shtatzëninë e rradhës?

Pershendetje doktor, deshta te pyes kur mundem me mbet shtatzene mbasi kam lind me operacion, zgjedhja ka qene e imja me lind me operacion keshtu qe une jetoj ne Gjermani edhe jam ne pune keshtu qe femijen e pare e kam vajze keshtu qe kam deshire me be edhe nje e mos me prit shume. Sa perafersisht duhet edhe nese mbes tash vajzen e kam 7 muajshe a eshte ndonje rrezik? Me fal qe e zgjata pak por jam e intersuar me dite se s`po du me pas pasoja me qene thjeshte e informune se shkaku punes, flm shume.

Velentina (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Valentina,

Nese zgjedhja jote eshte qe te lindesh serish me operacion, atehere prit derisa vajza te beje 2 vjet, fillo me acidin folik dhe planifikoje nje shtatzeni te re. Lindja me operacion ka dy lloj rreziqesh, e para vete operacioni (si çdo intervenim tjeter) mund te shoqerohet me komplikime te mundshme, dhe e dyta, per shkak se lindja paraprake ka qene me operacion duhet te jesh me e kujdesshme ne fund te shtatzenise per te mos pritur tkurrjet e mitres. Ndodh, ndonese rralle, qe placenta te ngjitet ne cikatriksin (ne vendin e prerjes) se operacionit paraprak. Ne kete rast duhet nje kujdes akoma me i shtuar nga gjinekologu.

Keto qe t'i shkrova me siper jane komplikimet e mundshme, te cilat jane shume te rralla, por edhe jane minimizuar jashtezakonisht shume per shkak te perparimit te teknologjise dhe ekspertizes se obsteterve.

Prandaj, mos u merakos, por planifikoje nje shtatzeni te re kur vajza jote te mbush dy vjet, ne menyre qe intervali midis dy operacioneve te jete afersisht tre vjet.

/komuniteti