Gravid apo acid folik
Rona Rama
(13 vite më parë)
Përshëndetje Rona
Për të vlerësuar rrahjet e zemrës fetale, bëj një rikontroll ekografik pas 10-të ditësh.
Mund ta ndërpresësh konsumin e acidit folik, meqënëse multivitamina që përdor ka sasinë e domosdoshme në përbërjen e tij. Sasia e acidit folik që rekomandohet është 400 mcg (mikrogram) ose 0.4 mg (miligram). Trajtimi me acid folik duhet të vazhdojë deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje dr ... une tani jam shtatzen 5 javshe kam qen te dr me ka then qe eshte formuar qesja gestative me dimensione 10x7mm a jan mire sipas shtatzanise normale,,, une deri me tani kam perdor acid folik edhe para shtatzanis ee deri tani acid folik 0,4mg tani nuk di a te perdori me acidin folik apo vetem gravidin ku ne gravit paska permbajtje edhe te acidit folik 400 mcg qfar sasije duhet te mirret acidi folik 400 mcg apo 400 mg spo di me trego ju lutem faleminderi shume