Rreth mitrës
Mira
(15 vite më parë)
Përshëndetje Mira
Shkaku i mos urinimit normal, vjen për shumë arsye. Mbi ato që shkruan, po arsyetoj se është rrëshqitja e vezikës urinare, që quhet cistocel, shkaku i vështësisë së urinimit. Kjo korrigjohet me një ndërhyrje plastike. Nëse nuk diagnostikohet si cistocel, atëherë shkaku i mos urinimit normal duhet të gjendet tek prania e ndonjë guri në fshigzën e urinës apo ndonjë infeksioni urinar. Për këtë duhet të bësh ekografi të aparatit urinar dhe analizë së urinës komplet.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje! Kam 6 muaj qe urinoj me veshtiresi, bera nje vizite dhe me thane qe te ka rene mitra poshte, me tha doktori nuk duhet te ngresh pesha, perseri nuk urinoj dot, tek mitra me nxori doktori me kiste, nga mitra apo nga kisti nuk urinoj dot? Cfare duhet te bej? Duhet te marre ndonje mjekim?