Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje fyti

Pershendetje! Jam ne javen e 35 te shtatzenise edhe kam nje dhimbje fyti, me shume si grryerje edhe me djeg nga brenda, me shume me behet gjate nates... duhet te marre ndonje ilac?

Jona (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Jona,

Shenjat qe i ke jane mund te jene te nje pezmatimi te rrugeve te siperme te frymemarrjes. Nese nuk ke temperature dhe nuk ke kolle, atehere te rekomandoj qe te pish sa me shume lengje te ngrohta (jo te ftohta, por jo edhe shume te nxehta). Te rekomandoj te pish çaj kamomile. Kur pin lengje, atehere rruget e frymemarrjes njomen me lengje dhe djegien e fytit nuk do ta ndjesh.

Arieta D (7 vite më parë)
Zonje, ku po degjon qindra raste te aborteve per shkak te gjinise? Pse ja fusni kot? Mund te kete tek tuk ndonje rast te izolum te abortit per shkak te gjinise, qe nuk arsyetohet nga mendje e shendoshe, mirepo te thuash qindra raste, kjo eshte nje shpifje kot sa per te thene dicka.

/komuniteti