Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marrëdhëniet pas lindjes me vakum

Ju lutem zonja Mimoza, une kam lindur me vakum, tani me din se sahere te shkruaj per problemet qe kam, po dua te di qe 2 muaj kam lind edhe sa muaj une mund te kem seks me burrin? 

Kosovare (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Kosovare

Rekomandohet që raportet seksuale duhet të fillojnë pas rreth 40-45 ditë nga lindja. Kjo kohë ka të bëjë me rigjenerimin e organeve riprodhuese të gruas. Por ka edhe çifte që kryejnë raporte seksuale edhe përpara kësaj kohe, sepse ndihen komod dhe asgjë nuk i pengon në këtë raport. Mendoj se edhe ti, mund të fillosh të kryhesh raporte seksuale, mjafton që raporti të jetë komod dhe i kënaqshëm.

Gjithë të mirat.

Kosovare (15 vite më parë)
Faliminderit per pergjigjje. Te Pershendes.

/komuniteti