Cfare mjekimi me keshilloni per vajzen?
Kloi Sinani
(13 vite më parë)
Përshëndetje
Pa tjetër duhet që fëmija të mjekohet, sepse pasojat mund të jenë të rënda në shëndetin e saj të përgjithshëm dhe veçanërisht të rrugëve urinare. Të rekomandoj të kontaktosh një mjek urolog, i cili është specialist që do të japë këshillat e nevojshme për të trajtuar infeksionin si dhe mykun i cili trajtohet pas apo gjatë trajtimit me antibiotikë.
Gjithë të mirat.
Vajza ime 5 vjec ka qe prej 2 vitesh qe vuan nga nje infexion urinar(e-choli). Pielografia i nxori uretherin e djathte te ngushte shkalla e dyte , se di nese kjo eshte dicka qe , ndryshon me moshen apo nevoitet kirurgji? Tani sapo kaloi nje temperature te larte edhe analiza urinare i nxorri 8-10 leukocite , epitele me shumice ?, pervec kesaj ne organin gjenital e saj krijohet nje fare myku i bardhe . mund te jete kjo si shkak i perdorimit te antibiotikeve apo jo? a duhet ta kuroj me keto rezultate analizash ?. ju lutem me ndihmoni me pergjigjen tuaj .. faleminderit