Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ciklit

Pershendetje doktoreshe ju pershendes nga zemra per pergjigjet qe po na jepni po desha te bej nje pyetje jam e shqetesuar.ne muajin e kaluar kam mar trajti per stimulues kam mar 2 ineksione merional dhe nje per shperthimin e folikulit po me daten 2 cikli me erdhi prap por kesaj here ne sasi me te madhe dhe me dhimbje me te medha ju lutem me jepni nje sqarim qfare mund te jete sepse doktori me tha qe gjendja eshte e mir per shtatzani a ka mundesi qe kam ndonje kanal te mbyllur apo qka mund te jete ju pershendes gjitha tmiat

Blerina Rafuna (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Blerina

Trajtimi që ke marrë duhet të vazhdohet deri në 6-të muaj. Nëse rezultati nuk do të jetë pozitiv, mjeku do të mendoj për të ndryshuar trajtim gjithnjë në bazë të rezultateve që dalin nga vizitat gjinekologjike, analizat dhe ekzaminimet. Nëse dyshon apo mendon se mund të kesh ndonjë tub të mbyllur, kjo verifikohet me ekzaminime specifike të cilat i bën mjeku që i ke besuar trajtimin për konceptim.

Gjithë të mirat.

/komuniteti