Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Simptomet e shtatzënisë dhe ftohja

Dita e pare e menstruacioneve te fundit ishte me 30 gusht dhe i kam shume te rregullta, cdo 24 dite, respektivisht duhej te me vinin dje ne mengjes, sot me kaloi dita e 25. Ndjej dhimbje poshte barkut dhe me shume ne anen e djathe, me dhemb shpina, kam gjate gjithe kohes ndjenjen e te vjellurit dhe gogesima dhe po ashtu gjinjte te forte dhe te ndjeshem - a mund te jene te gjitha keto simptome te nje shtatzenie?


Eshte hera e pare dhe se di si te ndihem - me respekt - Vjosa


P.S. Mjekja ime para 4 ditesh me beri nje kontrolle me gisht the me tha se kam shtratin e femjes te ftohur dhe me dha antibiotike - a mund te jene antibiotiket shkaktare qe t'mos me vijne menstruacionet dhe ti ndjej keto simptome?

Vjosa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Vjosa
Shenjat që tregon, janë tregues për fillimin e shtatzënisë. Por unë gjithnjë pretendoj, se konfirmimi i plotë i fillimit të shtatzënisë jepet nga mjeku.
Mendoj se nuk po shprehesh qartë, e do më vinte mirë të më tregoje diçka më shumë mbi këtë periudhë të konsultës mjeksore. Si fillim të rekomandoj të mos i përdorësh antibiotikët, deri sa të konfirmohet ose jo shtatzënia.
Gjithë të mirat.

/komuniteti