Kontakti seksual pas barit clomifene
Djana Djana
(13 vite më parë)
Përshëndetje Djana
Duhet të veprosh siç të ka rekomanduarmjeku, sepse mundësia për shtatzëni ndodh në ditët e ovulacionit, të cilat me përafërsi ndodhin në ditën e 14-16 të ciklit menstrual, kur cikli është i rregullt prej 28-të ditësh. Maturimi i folikulit bëhet me ekzaminim ekografik rreth ditës së 14-të, prandaj mjeku ka kërkuar që të paraqitet në këto ditë, ose diçka më përë. Kjo nuk do të thotë se për qejfin tënd dhe të bashkëshortit të mos kryeni marrëdhënie seksuale, por mundësisht dy-tre ditë për para ditëve të ovulacionit të mos kryesh marrëdhënie, pasi kjo kohë i jep mundësi spermatozoidëve që të maturohen.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Doktorreshe Doja te pyesja doktorri im me ka dhen barin clomifene, per te pasur nje shtatzani, i kam nise ne diten e 4 te menstruacioneve deri ne te 8, Doktorri me ka then te shkoj per nje eko diten e 12 per te pare permasat e vezeve. e pastaj me konfirmimin e tije te tendojme per te rene shtatzane, une dua te pyes kam edhe nje kokerr per te mbruar, dhe gjate kesaj kohe nuk mund te tentoj per te pas nje shtatzani te mudshme?? dmth te pres per ekon? te falenderoj Dok. Moza