Neogravigil & folicil
Inta Bilali
(13 vite më parë)
Përshëndetje Inta
Konsumi i acidit folik rekomandohet të përdoret deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë. Pas kësaj periudhe ai nuk kryen më funksionin për të cilin merret. Marrja më shumë se 400 mcg, nuk dëmton shëndetin e shtatzënës apo të bebit, po kështu edhe marrja pas javës së 12-të nuk ka asnjë influencë negative.
Menaelle është preparat që ndikon pozitivisht në ecurinë e shtatzënië dhe të rekomandoj ta përdorësh sipas rekomandimeve që të ka dhënë mjeku.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoresh, aktualisht jam ne javen e 13 dhe doja te ju pyesja ns me lejohet te vazhdoj perdorimin e acidit folik ne te njejten kohe kur doktori me ka shtuar dhe medikamentin Neogravigil ? Ai me rekomandoj qe te vazhdoja ti perdorja te dyja , por une sapo lexova qe Neogravigil-i eshte plotesues vitaminash dhe mineralesh si dhe siguron 400mg te acidit folik... realisht dua te di ns mund te ndikoj per keq gjithe kjo doze e acidit folik qe jam aktualisht duke marre (800mg) ??? Po medikamenti Menaelle cfare ndikimi ka ne rastin tim ,per kete moshe shtatezanie qe jam??? A me rekomandoni ju perdorimin e tij?? Faleminderit per pergjigjet