Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Jam ne merak nga mundimet e te vjellat

Pershendetje Dr. Keta une jam ne javen e 12 te shtatzanise dhe shume shpesh kam mundime dhe te vjella. Ka dite qe kur nxjerr ushqimin nxjerr edhe gjak te mpiksur ngaqe stomaku nuk ka cte nxjerri. A eshte normale kjo situate sepse jam ne merak. Theksoj se nuk eshte e perditshme kjo nxjerrje e gjakut. Te lutem me ndihmo si ta kaloj kete situate sepse edhe oreks nuk kam fare e kam ren 3 kg nga pesha. Pune te mbare.

Gerta Tr .. (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Gerta

Me përfundimin e javës së 12-të, shpresoj që të vjellat dhe ndjenja e të vjellurit do të largohet. Për të lehtësuar sado pak gjendjen të rekomandoj të përdorësh Plasigen B6, 30 tableta, 2x1 në ditë para buke. Bësoj shoqërimi i të vjellave me gjakrrjedhje, vjen për shkak të traumave që shkaktohet nga sforcimi gjatë vjelljes. Nëse kjo situatë të përsëritet, kontakto mjekun që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti