Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ureaplazma ne serum!

E nderuar doktoreshe, qe dy vite martese kam pesuar 4 aborte spontane deri ne javen e 8. Pas shume analizave strishove te cilat rezultonin normale ketu ne prishtine, nje mjek ne tirane mes tjerave me preferoi te bej analizen e Mikoplazmes dhe ureaplazmes ne serum. Rezultati doli qe Ureaplazma te jete pozitive. Une dhe burri jemi trajtuar 6 dite me Azitormicine 500 mg ne dite , e pas dy javesh e perseritem analizen e cila prap doli pozitive. Mjeku heren e dyte na dha Doxycikline 200 mg ne dite.Kane kaluar 10 dite nga terapia e dyte dhe burri tani ndien njefare nxehtesie dhe djegesimi para gjate dhe pas ejakulimit te spermes disa minuta e pastaj ndalet djegesimi. Nuk ka sekrecion as skuqje as kruarje as gjate urinimit nuk e ka kete ndjenje. Ju lutem shume na udhezo se çfare mund te jete ky simptom dhe çfare duhet te bejme. ju falemnderit paraprakisht,

Hana Pr (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Hana

Nëse infeksioni nuk kalon edhe me doxycyklin duhet të trajtohesh më një tjetër antibiotikë, deri sa infeksioni të zhduket. Gjatë trajtimit me antibiotikë kërko nga mjeku të marrësh edhe preparate antibiotike.

Shenjat që tregon për bashkëshortin, mund të jetë fillimi i një myku/kandidoze. Megjithatë bashkëshorti të kontaktoj një mjek androlog, për të bërë një këshillim dhe marrë trajtim më specifik.

Gjithë të mirat.

/komuniteti