javë pas jave
Përshëndetje Gane
Konsumoni i vitaminave dhe mineraleve nuk është se rritin mundësinë për shtatzëni. Ato janë suplemente të cilat plotësojnë sasinë e domosdoshme për to, në organizmin e nënës dhe fëmijës kur ai konceptohet, nga pamundësia e përthithjes së tyre nëpërmjet ushqimit. Por një organizëm i mirë ushqyer, pa tjetër që rrit shanset për një shtatzëni të sukseshme jo thjështë në kuptimin e konceptimit. Prandaj kur tentohet për shtatzëni, rekomandohet që acidi folik të merret dy-tre muaj përpara dhe të vazhdohet konsumi deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë. Ndërsa multivitaminat rekomandohet që të konsumohen dy-tre muaj përapa shtatzënisë, gjatë shtatzënisë si dhe gjatë laktacionit (ushqyerjes me qumësht gjiri).
Meqë shtatzënia po vonohet, të këshilloj të bësh një këshillim parakoncepsional te mjeku obstetër-gjinekolog.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktoreshe a ben te perdoren vitaminat prenatale para konceptimit? ka 4 muaj qe tentoj, dhe kam fillu me perdor acid folik mbi 2 muaj, mirepo kam degju se edhe vitaminat prenatale ngrisin shancen per konceptim.. te flm