Menstruacionet pas lindjes dhe gjidhënja
Greta
(15 vite më parë)
Përshëndetje Greta
Gjakrrjedhja në katër javët e para, nuk janë menstruacione. Gjakrrjedhjet e tjera, janë shkak i ndryshimeve hormonale në gjak tek nënat që ushqejnë fëmijën me gji por edhe mundet që mestruacionet të jenë rikthyer.
Mbi konservimin e qumështit të gjirit, përgjigje të specializuar mund ta marrësh nga mjekët neonatolog/pediatër.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe.
Jam nje nene e re dhe doja te dija a eshte problem sepse menstruacionet me kane ardhur direkt mbas lindjes dmth qe kam pasur 4 jave gjakderdhje, 2 jave jo 5 dite me kane ardhur, 3 jave jo dhe tani me kane ardhur perseri menstruacionet. Femijen e kam me gji. Dhe doja te dija sa qendron qumeshti i gjirit per t`ja len femijes ne biberon? Shpresoj te jem shprehur qarte dhe te uroj pune te mbare.