Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet e shpinës dhe barkut gjatë tremujorit të parë

Pershendetje, deshta me be nje pyetje. Jam ne muajin e 3 te shtatzenise por kam shume dhembje ne shpine edhe ne bark. A eshte kjo normale? Ju lutem mu pergjigjni!

Donika (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Donika

Dhëmbjet e shpinës dhe barkut gjatë shtatzënisë, nuk janë normale nëse ato janë të forta e për më tepër kur shoqërohen me gjakrrjedhje. Megjithëse mendoj se janë pasojë e rritjes së madhësisë së shtatzënisë, të rekomandoj të bësh vizitë gjinekologjike dhe analizat sidomos të urinës dhe sekrecioneve vaginale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti