Sekrecionet me ngjyrë në shtatzëni
Edona
(15 vite më parë)
Përshëndetje Edona
Sekrecionet hemorragjike që referon, tregojnë se ka filluar aktiviteti i lindjes. Kjo quhet faza latente, e cila më pas shoqërohet me fazën aktive. Je në përfundim të shtatzënisë, prandaj kontakto mjekun që do të ndjekë lindjen, i cili do të realizoj ekzaminim gjinekologjik dhe do të vendosë për mënyrën e ndjekjes.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
E nderuara doktoreshe, jam ne javen e 39-te te shtatzenise dhe parashihet te lindi me 30 shtator. Dje ne mengjes kam hasur ne te brendshmet sekrecione me ngjyre te kuqe te qelet, gati kafeje, ndersa prej dje kam pak dhimbje ne fund te shpines si dhe nje presion ne fund te barkut. Deri kur mund te zgjase kjo gjendje dhe kur mund te lind? A duhet te shtrihem ne spital apo te pres ne shtepi derisa te me plasin ujerat? Pres pergjigje.