Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth mujoreve

Jam 20 vjeçare. Qe 3 vite jam e fejuar, kam marredhenie te rralla me burrin se eshte ne Sh... por mujoret me vonohen shume nga 10 dite me vone... Si dhe mujoret e bardha i kam cdohere, asnjehere nuk jam e paster nga mujoret e bardha. Cka mund te kem sipas juve? Njerezit me kane bisedoj me thone se ndoshta me mungon ndonje vitamine, cka me keshilloni ju si mjek? Ju faliminderit...pres pergjigjjen tuaj....ama eshte hera 3 qe ju shkruaj e nuk me pergjigjni... ju lutem te me pergjigjni tani...flm.

Elsaa (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Elsa,

Sekreti vaginal (apo mujoret e bardha) eshte produkt i gjendrave te cilat normalisht prodhojne kete sekret. Por, nese sekreti eshte ne sasi te shtuar, mban ere te pakendshme, nese ke dhimbje ne fund te barkut (ne mes te barkut, ose/dhe ne njeren ane te barkut), atehere keto jane shenja te pezmatimit te organeve gjenitale dhe duhet te konsultohesh patjeter me gjinekologun. Nuk ka te beje me mungese vitaminash, por eshte problem te cilin e kane shume femra. Te keshilloj qe sa me shpejt qe te jete e mundur te vizitohesh tek gjinekologu! Pezmatimi i organeve te brendshme gjenitale shkakton shpeshhere edhe çrregullime te ciklit menstrual. Mjafton nje terapi dhe keto probleme me nuk do t'i kesh.

/komuniteti