Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vezoret policistike

Pershendetje, deshta ta bej nje pyetje per menstruacionet. Jam 21 vjeçare, prej se me kane ardhe menstruacionet kam probleme me to, me vijne njehere ne 3 apo 4 muaj. Kam bere vizita te gjinekologu me ka thene se kam vezore policistike. Kam perdore 3 muaj DIANE 35, po njejte prap... jam shume e shqetesuar per te ardhmen time, se a mundem me mbet shtatzene? A kishit patur mundesi me me tregu se a mundet nje femen qe ka vezore policistike me mbet shtatzene? Me respekt per ju, Rina

Rina (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Rina,

Çdo te pesta pyetje ne bebaime.com ka te beje me problemin e vezoreve policistike. Pra, nuk eshte nje problem qe e ke vetem ti, por eshte mjaft i shpeshte. Besoj se tash per tash nuk eshte qellimi yt qe te mbetesh shtatzene. Per kete arsye mjeku te ka pershkruar DIANE. Mos ke merak se a do te mund te mbetesh shtatzene apo jo!

Grave me PCOS që duan të mbeten shtatzënë iu jepen barna për trajtimin e sterilitetit.

Nëse je mbipeshë, përpara se te te përshkruajë barna, gjinekologu te jep disa këshilla se si të ndryshosh mënyrën e jetesës. Edhe një humbje modeste në peshë, bën që vlera e insulinës t’i afrohet normales dhe mundëson që të shfaqet ovulacioni. Një përparësi tjetër e humbjes në peshë është se nëse mbetesh shtatzënë, do të kesh rrezik të ulur për të zhvilluar diabet gestacional gjatë shtatzënisë. Diabeti gestacional është një formë e sëmundjes së sheqerit e cila shfaqet gjatë shtatzënisë dhe paraqet rrezik për shtatzenen dhe për beben.

Nëse barnat nuk kanë efekt, atëherë te disa paciente mund të bëhen edhe intervenime kirurgjike. Behet i ashtuaquajturi ovarian drilling me laparoskop. Gjatë kësaj procedure shkatërrohet indi ovarial i cili prodhon hormonin mashkullor testosteronin. Efektet e intervenimit kirurgjik shpeshherë janë të përkohshme, por ovarian drilling e përmirëson baraspeshën hormonale dhe rivendos ovulacionin për një kohë të mjaftueshme që gruaja të mbetet shtatzënë. Ovarian drilling është po aq efektiv sa i përket mjekimit të sterilitetit sa edhe gonadotropina, por ka një përparësi sepse nuk e rrit rrezikun e shtatzënisë multiple (shtatzënisë me binjakë, trinjakë etj).

Barnat që e rrisin ndjeshmërinë për insulinën si metformina, sot përdoren gjithnjë e më tepër për mjekimin e PCOS. Shumë gra të cilat nuk kishin rezultate në trajtimin me barna për mjekimin e sterilitetit, ato reaguan shumë mirë pasi që u përdor edhe metformina.Klomifeni është bari i parë që përdoret për mjekimin e problemeve të sterilitetit që i shkakton PCOS. Rreth 70% e grave që marrin klomifen, do të kenë ovulacion. Përqindja e shtatzënisë është rreth 15%, por suksesi i mjekimit varet nga kohëzgjatja e trajtimit dhe nga faktorë tjerë, si për shembull a je apo jo mbipeshë. Edhe një rënie modeste në peshë, e përmirëson dukshëm përqindjen e suksesit të klomifenit. Për të parë se a jeni duke reaguar ndaj këtij bari, gjinekologu do t’ju monitorojë më ultrazë. Nëse edhe pas 6 muaj trajtimi me klomifen nuk keni mbetur shtatzënë, atëherë rekomandohet që të keni deri 6 cikle inseminim intrauterin (IUI) krahas marrjes së klomifenit.

Barnat për mjekimin e sterilitetit bartin një rrezik për shtatzëninë multiple dhe kanë disa efekte anësore. Ovarian drilling është më me përparësi në këtë drejtim. Rina, uroj qe te mbetesh shtatzene menjehere sapo ta kesh planifikuar shtatzenine. Nese ke pyetje tjeter ose ke nevoje per konsulte mos hezito dhe me kontakto!

amida (12 vite më parë)
Sa zgjate sherimi i vezoreve policistike?
diana (13 vite më parë)
pershendetje

/komuniteti