Siset e ndjeshme
Medimar
(15 vite më parë)
Përshëndetje Medimar
Ditët e mesit të ciklit menstrual, janë ditët që korespondojnë me ovulacionin dhe në organizmin e gruas ndodh ndryshim i nivelit të estrogenëve të cilët influencojnë në gjendrat e gjirit duke dhënë fryrje dhe tensionimin e tij. Këto jënë dhe ditët, që fertilizimi të ketë mundësi të mëdha për të ndodhur.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe.
Mua diku ne mes te ciklit siset e mia me jane forcuar dhe po me dhembin pra me jane bere te ndjeshme gjate prekjes. Cka mund te jete kjo a eshte ndonje simptome per ndonje infektim apo ndoshta sepse po deshiroj te mbetem shtatzene dhe ka ndonje element te saj, sepse po tentojme me bashkeshortin qe te bejme nje femije?
Te lutem me ndihmo per kete.