Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli i çrregullt menstrual

Pershendetje Dr. Morina.


Jam 23 vjece dhe kam pothuajse 2 vjet qe ciklin menstrual e kam shume te çrregullt (ka ndodhur qe kane kaluar dhe 2 muaj), ne viziten e parafundit qe kam bere te gjinekologu ai me tha se kam nje kiste me permasa 3.5 cm (vezorja e djathe e demtuar) dhe me dha si kure 2 cikle yasmin. Pasi kam pire ato dhe kam bere perseri eko problemi ka qene po i njejte, asnje ndyrshim, dhe doktori me dha perseri 2 cikle te tjera yasmin. (Duhet te theksoj qe dhe pasi kam pire yasmin cikli perseri ka qene i çrregullt).


Te lutem mund te me rekomandoni cfare duhet te bej? Faleminderit!

Besa (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Besa,

Tash je 23 vjeç, por me pare a e ke pasur ciklin e rregullt? Nese me pare cikli ka qene i rregullt, atehere duhet te hulumtohet shkaku i cili ka sjelle kete problem. A ke bere ndonje analize? Eshte shume veshtire qe te adresoj problemin tend permes emailit, sepse çrregullimet e ciklit menstrual shkaktohen nga shume faktore. Ndonjehere mjafton vetem anamneza (biseda me gjinekologun) qe te zbulohet problemi.

Yasmin eshte kontraceptiv hormonal oral i cili ne rastin tend eshte dhene per te ta normalizuar ciklin. Nese cikli nuk eshte normalizuar, konsideroj se duhet bere disa analiza tjera. Kista me permasa 3.5 cm tregon se ka probleme me ovulacion. Siç mund ta dish vezorja vazhdimisht prodhon folikula dhe nese ndonjeri nga keta folikula nuk pelcet (qe ndodh gjate ovulacionit), atehere ai rritet dhe kete ne e quajme kiste. Nese formohet kista, atehere s'ka pasur ovulacion dhe kjo manifestohet me çrregullim te ciklit.

Patjeter konsultohu me gjinekologun per te gjetur shkakun e çrregullimit!

Lena.Zogaj (14 vite më parë)
Pershendetje doktorr jom e shqetsuar per nje problem desha te pys ka nje jav qe kam vjellje dhe perzirje temperur qa te ha meniher e vjelli mendova qe jom shtatzan ishte heret me ba testin po sot kam shum shtrengime ne fund te barkut dhe disa pika gjaku po pak ne ngjyr kafe ju lutem qa te ndermarr?

/komuniteti