Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia pas abortit

Dr.Morina pershendetje, deshiroj qe te me jepni nje keshille. Ne muajin qershor 2011 kam pesuar nje abort, isha 28 javeshe, me gemelare. Kur mundem per te filluar nje shtatzeni te re, dhe a ka gjasa te jene perseri gemelare? Dhe cfare mund te pije pa filluar shtatzenine?


Ju lutem me shkruani! Me respekt, M.

M (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Marsida,

Kur nderprerja e shtatzenise ndodh pas javes 22, atehere kjo quhet lindje. E marr me mend se sa e merzitur je per kete qe te ka ndodhur, por duhet ta dish se jo ndodh jo rralle, sidomos te shtatzenite me binjake (gemellare). A eshte gjetur shkaku i kesaj lindjeje te parakohshme? A eshte hapur kanali i qafes se mitres, apo ke pasur ndonje infeksion? Nese eshte hapur qafa e mitres, atehere ne shtatzenine e ardhshme duhet te jesh ne mbikqyrje me te afert te gjinekologut per te bere intervenime shtese.

Perpara se te mbetesh shtatzene duhet te perjashtohet mundesia qe te kesh ndonje infeksion. Nese ke, atehere infeksioni mjekohet dhe ti fillon shtatzenine. Qe tani fillo te marresh acidin folik 400 mikrogram.

Siç mund ta dish shtatzenia gemellare ndodh kur vezorja liron dy qeliza veze ne te njejtin cikel (normalisht lirohet vetem nje qelize veze). Varianta tjeter e shtatzenise gemellare eshte kur lirohet nje qelize veze, por ajo pasi qe te bashkohet me spermatozoidin ndahet ne dy gjysma dhe nga secila gjysem do te zhvillohet nje fryt i ri. Ne rastin e dyte te dy bebet do te kene seks te njejte dhe do te ngjajne jashtezakonisht shume mes veti (sepse eshte i njejti material gjenetik!). Ne rastin e pare (kur lirohet dy qeliza veze) bebet mund te jete te seksit te njejte apo te ndryshem dhe ngjajne mes veti siç ngjan secili vella ose moter me vellain ose motren e tij/saj.

E sqarova shtatzenine gemellare, sepse jane disa familje ne te cilat shtatzenite gemellare jane me te shpeshta. Nese ne familjen tende ka raste te tilla, atehere ka me shume gjasa qe te kesh prape binjake.

Perndryshe shtatzenia me binjake eshte shume e shpeshte tek grate te cilat nuk mund te mbeteshin shtatzene dhe tek te cilat eshte stimuluar ovulacioni. Ne kete rast nen ndikimin e barnave piqet jo nje, por disa qeliza veze.

Paç fat me shtatzenine e re!

/komuniteti