Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A eshte metode e duhur kjo e mjekesise alternative?

E nderuar doktoreshe. Ju peshendes dhe ju uroj qdo te mire dhe rehati. Kam nji pyetje jo te zakonshme. Une perdore mjeksi alternative dhe me pelqen shume, dhe besoj shume qe do kete dobi sidomos inhalimet per infeksione me majdanoz ose kamomile e mente e te tjera , ...une kam shkuar edhe tek nji grua qe me ka ngjesh me ka be masazh shume ngadale dhe qe me ka pelqy shume dhe nuk me ka demtuar sepse nuk kam pasur dhimte apo diqka tjeter, tani jam ne pritje te ciklit nese me vjen , i jam permbajtur keshilave te asaj plake mbi 80 vjeqare e cila me ka keshillu qe pasi me ka ngjesh apo me ka be masazh ne bark edhe pas asaj masazhe mka than qe me u inhalu posht ne vagine me uje te nxehte dhe majdanoz tri dite dhe qe te tri ditet te kem marrdhenie seksuale me burr , i jam permbajtu asaj por qe nuk e di se sa do kem sukses, me fal e zgjata pak por desha te sqarohem , e une ju pyes e nderuar se sa eshte e mire apo jo e mire kjo metode dhe qfar me sugjeroni ju lutem. falemnderit shume e mos te harroj qe une dua te behem nene qe 6 vite por ende nuk po mundem edhe pse komplikime te medha nuk kam ne shendet e as bashkeshorti im.me falni shume ju lutem per zgjatjen vetem se dua te mar ndonji keshille apo sugjerim nga ju. Shume flm dhe kerkoj hallall qe ju mora kohe . :)

Rabije. M (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Ajo që shpjegon me atë plakën, nuk është aspak mjeksi alternative. Të rekomandoj që të kontaktosh sa më shpejt një mjek obstetër-gjinekolog për të vlerësuar gjëndjen e shëndetit tënd riprodhues. Gjithashtu dhe bashkëshorti të kontaktoj një mjek adnrolog për të vlerësuar aftësinë e tij riprodhuese. Infeksionet vaginale, shërohen vetëm kur ato diagnostikohen me analiza laboratorike dhe trajtohen me medikamente të cilat trajtohen në farmaci. Të kanë kaluar 6-të vjet pa fëmijë. Janë shumë, prandaj të këshilloj t’i largohesh praktikave të tilla dhe merre seriozisht jetën tënde dhe të familjes tënde.

Gjithë të mirat.

/komuniteti