Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet e barkut

Jam ne javen e 27 dhe kam dhimbje ne fund te barkut, cfare duhet te bej? Nese duhet te pi dicka ju lutem me tregoni?!

Ajla (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ajla

Dhëmbjet e barkut mund të vijnë nga shkaqe të ndryshme. Gjatë shtatzënisë e rëndësishme është që dhëmbjet e barkut të mos jenë të forta dhe të shoqëruara me gjakrrjedhje. Në këto raste, mendohet se dhëmbjet janë si shkak i rritjes së volumit të mitrës. Për të përjashtuar shkaqe të tjera, si infeksione urinare apo infeksione vaginale, analizat dhe vizita me mjekun gjinekolog është e rëndësishme.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti