Rreth mujoreve pas abortit
Elda
(15 vite më parë)
Përshëndetje Elda
Mendoj se problem yt aktual është infeksioni vaginal. Sekrecionet vaginale të shtuara dhe me erë, tregojnë se është e pranishme vaginoza bakteriale. Diagnoza vërtetohet me analizë dhe kulturë të tyre dhe antibiograma do të rekomandonte trajtimin e nevojshëm. Shtatzënia mund të filloj vetëm pas trajtimit.
Gjithë të mirat.
Kam pas nje abortim ne mars, pas nje muaj edhe njehere jam pastruar po tash mujoret po vijne me heret dhe po kam copa shume. Analizat i kam ba, kam tash tesha te bardha, nganjehere po me vjen era e keqe kur bejme me burrin marredhenie, burri ndjen dhimbje. Tre femije i kam, tre abortime i kam pas, po kam qef edhe nja me be po nuk po mbes shtatzene, jam 35 vjeçare. Tung Elda te pershendes doktoreshe.