Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbja e barkut ne javet e para te shtatzanise

Peshendetje doktoreshe,une bera testin te merkuren e me doli pozitiv,por kam i shqetesim qe sa here qe ngrihem bej dicka me dhemb barku sidomos nga ana e majte,eshte dicka normale? Une jetoj n itali dhe ketu vizitat behen pas javes se shtate un nuk jam ne javen e 5,,,, ju lutem me ktheni i pergjigje se jam shum e shqetesuar

Jurida Juri (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Juri

Janë shumë të shpeshta në shtatzëni ndjenjat e dhimbjes në bark, si rezultat i kontraksioneve të mitrës. Në fillimet e shtatzënisë, kjo ndodh për shkak të rritjes së furnizimit me gjak. Gjithashtu shumë shpesh ndihen me intensitet dhe përhapen anash barkut duke zbritur deri në vulvë. Këto dhimbje vijnë edhe si rezultat i tërheqjes së ligamenteve të mitrës të cilat mundohen ta tërheqin mitrën drejt fundit të barkut. Dhimbjet e kësaj natyre, nuk konsiderohen problematike përderisa nuk janë të shoqëruara me gjakrrjedhje.

Gjithë të mirat.

/komuniteti