javë pas jave
Pershendetje Jona,
Aktualisht ke 33 jave e dy dite. Data e perafert e lindjes eshte 17 nentor 2011. Doppleri eshte nje ekzaminim ultrasonografik me ndihmen e te cilit mund ta marrim vesh se si vaskularizohet (ushqehet me gjak) beba. Me Doppler e marrim vesh se a ka rezistence ne rrjedhen e gjakut neper nje ene te gjakut. Rezistenca matet ne arterien e mitres dhe ne arterien umbilikale (e cila e ushqen beben). Nese rezistenca eshte e rritur ne arterien uterine (te mitres) kjo eshte shenje rreziku per disa çrregullime qe mund te shfaqen tek ti. Nese rezistenca eshte e rritur ne arterien umbilikale, kjo flet se beba me veshtiresi ushqehet dhe si pasoje mund te jete ne peshe me te vogel se ç'ishte dashur te kishte. Rrjedhja e gjakut veshtiresohet gjate diastoles. Nese ka vuajtje, atehere gjate diastoles gjaku rrjedh me ngadale, kurse ne raste te rralla mund te mos rrjedhe fare.
Te uroj shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme!


Pershendetje!
Menstruacionet e fundit (dita e pare) i kam pasur ne 10.2.2010, mund te me thoni diten e lindjes afersisht? Ju lutem mund te me shpjegoni ç`eshte doppler se me ka thene doktori duhet ta bej ne muajin tetor?
Ju falenderoj shume.