Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pavrovirusi gjatë shtatzënisë

Jam ne javen e 22 te shtatzenise, desha te ju pyes per pavrovirusin nese mund te me shpjegoni per te pak dhe sa eshte rrezik?

Tringa (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Tringa,

Zakonisht ekspozimi ndaj parvovirusit nuk shkaton komplikacione serioze. Me shume se 50% e grave jane imune ne parvovirus, prandaj ato dhe bebet e tyre jane te mbrojtura nga infeksioni dhe nga semundja. Edhe nese nje grua nuk ka imunitet dhe infektohet me parvovirus, ajo do te kete vetem nje semundje te lehte, kurse beba nuk do te kete asnje problem. Rrallehere (ne me pak se 5% te grave te cilat infektohen me parvovirus) ndodhe qe ky infeksion te shkaktoje anemi tek fryti.

Paç shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme!

/komuniteti