Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mbrojtja nga shtatzënia e padëshiruar

Pershendetje dr Memli, une kam nje femije 21 muajsh dhe ende nuk mendoj per nje femije tjeter dhe deri me tani kemi perdore prezervativ mirepo kam fillu mos te ndihem mire gjate marredhenieve, pasi kam dhimbje dhe djegje. Kam qene te mjeku dhe kam bere kontrolle gjinekologjike dhe me ka marre strishon cervikale ne Chlamidiae dhe mycoplasma + ureaplasma dhe baktere patogjene dhe te gjitha keto kane rezultuar me rezultat negativ si dhe ultrazeri me doli mire, mirepo mjeku me pershkroi Vidermina clx gel dhe vaginale (ovula) mirepo nuk me pershkroi ndonje mjet tjeter kontraceptiv pasi qe tha mundesh me qene alergjike ne materialet e prezervativit. Tani une te pyes se a duhet ti pershkroj mjeku llojin e kontracetivit oral apo mund ti marre ne farmaci apo ndoshta ju pasi qe ja pershkruva gjendjen mund te me tregoni cilen ta perdore nje kohe te shkurte per ta pare se a eshte me te vertete prezervativi shkaktare i djegies? Me fal per kohen qe ta mora, pune te mbare.

Vlora (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Vlora,

Ke bere nje pyetje shume te mire. Eshte mire qe çifti te planifikoje shtatzenine dhe qe gruaja te mbetet shtatzene atehere kur do. Per fat te keq, te ne rrallehere ndodh qe shtatzenite te jene te planifikuara.

Metodat kontraceptive jane te shumta. Dhimbja dhe djegia qe ti ndjen jane shenja te pezmatimit, prandaj duhet te mjekohesh per kete problem.

Kontraceptivet hormonale orale jane shume te pershtatshem dhe kane shume dobi. Perveç qe te mbrojne nga shtatzenia e padeshiruar, bejne qe humbja e gjakut gjate menstruacioneve te jete me e pakte, ben qe lekura jote te jete me e bukur (per shkak te hormonit i cili ul sasine e androgjeneve). Paragjykimet se kontraceptivet hormonale jane te rrezikshem i takojne te kaluares dhe nuk duhet te te ndalojne ta perdoresh pilulen.

Ne treg ka shume preparate te tilla. Une te rekomandoj Yaz ose Yasmin. Problemi i vetem eshte se duhet te jesh e kujdesshme dhe ta marresh pilulen rregullisht.

/komuniteti