Dhembjet gjatë shtatzënisë
Luma
(15 vite më parë)
Pershendetje Lume,
Ne baze te shenjave duhet te kesh nje çrregullim te rrugeve te tretjes te cilat nuk rrezikojne ne menyre te drejteperdrejte shtatzenine, por pasi qe ke diare kjo mund te beje qe te humbasesh lengje nga organizmi. Shkak mund te kete qene ndonje ushqim i cili ka pasur mikrobe te cilat organizmi yt perpiqet t'i eliminoje me diare. Pi sa me shume lengje. Pi lengje edhe atehere kur nuk ke etje. Ne kete menyre nuk e lejon qe te vie deri te dehidrimi dhe nderkohe organizmi do te vetepastrohet.
Te rekomandoj qe te besh analizat e gjakut dhe te urines, sepse edhe po te mos kishte kete problem do te duhej t'i beje keto analiza.
Te uroj shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme!
Jam ne javen e 27 te shtatzenise, para 3 dite kane filluar dhembjet ne shpine, kurse sot kam dhimbje edhe ne pjesen e siperme te barkut, kam edhe diarre, tung, faleminderit.