javë pas jave
Përshëndetje Brisi
Më vjen mirë që Pap-testi ka dalë negativ, por do dëshëroja të më shkruaje se çfarë infeksioni ke kuruar sepse një nga shkaqet kryesore të gjakrrjedhjes pas marrëdhënies seksuale është një infeksion specifik. Duke përjashtuar praninë e infeksioneve vaginale pas trajtimit, mund të dyshohet që gjakrrjedhja pas marrëdhënies të jetë epiziotomija. Por nëse plaga e epiziotomisë është e mbyllur, nuk ka arsye që gjakrrjedhja të jetë e pranishme pës aktit seksual. Mund të kesh ankesa për dhimbje gjatë penetrimit, por jo gjakrrjedhje, për ndryshe duhet të ndërpresësh marrëdhëniet deri në mbylljen e plagës së epiziotomisë. Për të lehtësuar penetrimit, të këshilloj të përdorësh xhel neutral për të rritur lubrifikimin gjatë penetrimit i cili mund të gjendet në farmaci.
Gjithë të mirat.


Pershendetje Dr, disa muaj me pare pata gjakderdhje pas mardhenies, e bera analizat e sekrec te bardha dhe Pap test e Kolposkoi. pap test rezultoi negativ. u kurova per nje infeksion. por shoh se perseri kam gjakderdhje pas mardhenieve, a mund te shkaktohet kjo nga epizotemia, pasi mjekja qe bera kolposkopine me tha qe seshte punuar mire me ty ne qepje e kjo gje rregullohet pas lindjes se dyte. iu lutem me tregoni per shkaqet e kesaj gjakderdhje, faleminderit