Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Abort spontan dhe gjakderdhja

Pershendetje, kam pasur abort spontan qe 10 dite. Para tre dite isha ne vizite tek gjinekologu me tha qe je pastruar ska gje me... Por shqetesimi im eshte qe une kam ende gjakderdhje bile shume te madhe duket shume gjak i fresket ndonjehere edhe sikur ngjyre kafe.. A eshte normale te vazhdoj kjo gjakderdhje apo jo? Qe tre dite kam filluar terapine me Cyclo-Progynova

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tina

Gjakrrjedhja ashtu si e shpjegon, 10 ditë pas abortit, nuk është normale. Të rekomandoj që menjëherë të bësh një ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjendjen e kavitetit uterin. Mjeku që të ka kryer intervent, do të japë këshilat pas rezultatit të ekzaminimit ekografik.

Gjithë të mirat.

/komuniteti