Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ndikimi i hemoglobines se ulet ne fillimin e shtatzenise

Pershendetje dr.Mimoza. Doja te dja nese hemoglobina 11.3 ndikon ne mos mbetjen shtatezane.Prej 4 muajsh pi acidin folik dhe nuk e di nese duhet te marr multivitamina ose hekur apo jo .Faleminderit

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Nëse në analizën e gjakut bëhet fjalë që hemoglobina është 11.3 g/dl apo 113 g/l, tregon për një anemi të lehtë e cila mund të dominohet me konsum ushqimor ose edhe me marrjen e suplementeve hekur. Por kjo anemi nuk është shkak për mos mbetjen shtatzënë. Nëse nuk ke kontaktuar deri më tani një mjek obstetër-gjinekolog, mos hezito por kontaktoje sa më shpejt të jetë e mundur për të bërë një këshillim parakoncepsional.

Nëse e shikon të arsyeshme më kontakto në SUOGJ “Koço Gliozheni”, Tiranë, nga e hëna deri të premten, nga ora 8.00 deri në orën 12.00, me numër kontakti 0692033965.

Gjithë të mirat.

(13 vite më parë)
Faleminderit ...

/komuniteti