Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Nese eshte qafa e mitres poshte a parashihet lindje normale apo me operim?

Nese eshte qafa e mitres posht a parashihet lindje normale apo me operim .a eshte diqka problem per femijen nese has ngecje n zhvillim n javen 31 per 3 jav i fiton vetem 200gr

Samire Krasniqi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Samire

Nuk e kuptoj se çfarë do të shprehësh me “qafën e mitrës poshtë”.

Nëse zhvillimi fetal nuk korespondon me javët e shtatzënisë (pra bebi ka mbetur prapa në zhvillim), shtatzënat duhet të shtrohen në spital për të qënë në mbikqyrje çdo ditë nga mjeku dhe për të bërë disa ekzmainime më specifike të cilat nuk mund të bëhen ambulatorisht. Duke u bazuar në të dhënat, mjekët vendosin kohën e ndërhyrjes për të patur një fëmijë të shëndoshë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti