A duhet të marrë vitamina?
Lona
(15 vite më parë)
Përshëndetje Lona
Trajtimi që ke marrë nuk përbën problem as për ty e as për bebin. Përderisa nuk ke ankesa dhe shtatzënia ka ecuri normale, nuk ka arsye të përdorësh utrogestan dhe vitamin C. Deri në fund të javës së 12-të, duhet të marrësh acid folik si dhe multivitamina për të cilat ka nevojë bebi, pasi është tremujori që formohen organet e tij.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje.
Jam shtatzene 7 jave e 4 dite. Gjate ketyre 2 javeve te fundit mjeku me dha per te pire Utrogestan dhe Vitamin C (theksoj se nuk kisha dhe nuk kam shqetesime). Sot kisha diten e vizites se dyte por me vizitoi nje mjek tjeter. Bebi ishte ne rregull por mjeku i sotem u habit kur i thashe per ilaçet qe kisha marre dhe nuk me dha as vitamina as ndonje gje tjeter. Mos ndoshta kam pire shume ilaçe? Perben ndonje problem per bebin?