Dhembje ne fund te barkut
Leonora Rugova
(13 vite më parë)
Përshëndetje Leonora
Që të jepja një mendim më të plotë, mirë do ishte të kishe shkruajtur se sa javësh është shtatzënia. Dhimbjet e lehta të barkut në fillimet e shtatzënisë por edhe në javët e mëvonshme, konsiderohen normale nëse nuk shoqërohen me gjakrrjedhje. Megjithatë unë të rekomandoj që të kontaktosh një mjek obstetër-gjinekolog për të vlerësuar ecurinë e shtatzënisë, si dhe nuk të këshilloj që të bësh masazhe në bark.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Përshendetje ! Une jam në fillimin e shtatzanize se parë mirë po ndihem kryesisht Falë Zotit por nganjeher kohë pas kohë po kam dhëmbje në fund të barkut por shumë shkurt po zgjasin. A është normale apo duhet të marr ndonje masë tjetër përveç masazhes të leht që po e bej nga disa minuta disa herë në ditë? Ju përshendes dhe çdo të mirë :) !