Muaji i nente i shtatzenise
Era Era
(13 vite më parë)
Përshëndetje Era
Për situatën që përshkruan, më vjen mirë që shtatzënia ka arritur deri në javën e 34-të. Por unë të sygjeroj që të sakrifikosh sa më shumë të jetë e mundur, për të qëndruar në rregjim shtrati dhe të përdorësh medikamentet që të ka rekomanduar mjeku. E them këtë, sepse çdo ditë e më shumë të qëndroj fëmija në barkun e nënës duke ju afruar javës së 40-të, aq më mire është. Pas javës së 37-të, lindja konsiderohet si lindje normale.
Të uoj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Dok. Moza pershendetje! Une diten e pare te menstruacioneve te fundit kam pas dt 19 mars 2013, sot kam hyr ne javen 34, ne 19 te ketij muaji qe i bie java e 35 a hy ne muajin e 9? Duke qene se kam 3 muaj me regjim shtrati per shkurtim te qafes se mitres dhe ne javen 31 isha 1 cm e hapur nga java e 35 a mund te leviz nga pak te pakten ne shtepi (dhimnje dhe kontraksione nuk kam thjesht ndonjehere ndjej si dhimbje menstruale te lehte por ne menyre sporadike)? nderkohe mjekimet jam duke i marr rregullisht tre here ne dite mag b6 dhe vazosuprine. Ju kerkoj ndjes qe u zgjata dhe j uroj diten e mire.