Infeksion!
Alba Kepi
(13 vite më parë)
Përshëndetje Alba
Infeksioni i bashkëshortit tënd, nuk influencon në shtatzëni. Por, duhesh të kontaktosh një mjek obstetër-gjinekolog për të bërë një këshillim parakoncepsional. Mjeku me anë të anamnezës, vizitës, analizave dhe ekzaminimeve do të vlersojë shëndetin tënd riprodhues. Nëse ka problem ato do të trajtohen në mënyrë që shtatzënia të mos vonojë më.
Nëse e shikon të arsyeshme, më kontakto në SUOGJ “Koço Gliozheni”, në Tiranë, nga e hëna deri të premtem, nga ora 8.00 deri në orën 12.00 me numër kontakti 0692033965.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, uroj te jeni mir. Kam 6 muaj qe tenoj per shtatzani por asgje. Por kam nje shqetsim, burri im para 4 vitesh ka rezultuar me streptococcus (ine fyt). Ka marre mjekim me disa antibiotike te ndryshem para 4 viteve por infeksioni nuk eshte larguar akoma. Desha te di a influencon infeksioni qe ka burri im ne fyt me mosmbetjen shtatzen??? Gjithe te mirat!